














Aktorja Olta Gixhari thuhet lart e poshte se ka qenë në një lidhje disa mujore me ish-banorin e ‘Big Brother1’, Olsi Mingomataj i njohur si ‘Olsi i Noçes’.
Historia e dashurisë mes Olta Gixharit dhe Olsit nisi në vitin 2011 gjatë “Dancing With the stars” ku të dy ishin konkurrent, por nuk zgjati më shumë se 4 muaj pasi aktorja ndihej më superiore se ai.
Ndërkohë gjatë një bisede mes banorëve në BBV ku diskutohej për çiftet që mund të kenë kryer marrëdhënie se*****e brenda shtëpisë, Luizi përmendin rastin e Noçes dhe Olsit.
Menjëherë reagoi Olta Gixhari e cila i kërkoi të mos përmendte emra, duke shtuar se “kjo nuk është konfirmuar asnjëherë”. Pjesë nga diskutimi:
Luizi: Në Big Brother kanë pas kryer mar rëdhë nie Noçja me atë Olsin. Olta: Mos përmend emra. Luiz: Ka dalë publike. Olta: Nuk është konfirmuar asnjëherë
Luiz: Nuk është konfirmuar, këtë se di Olta: Mos përmendni emra ore, se kjo është histori i çik e rëndë…. Olsi është një nga banorët e “Big Brother 1”, i cili u bë i famshëm për lidhjen e tij brenda shtëpisë me Noçen dhe për braktisjen live të të dashurës brenda spektalit.