
Piloti i BBV: Produksioni është kundër Luizit, nuk e fiton dot ai! Më mirë të kishte dalë Kiara se Efi















Njeriu që i bëri surprizën e parë Luiz Ejllit me dron, Arbër Xhaja, deklaron se se këngëtari shkodran nuk do ia dalë të jetë fituesi i reality-shoë-it që ka mbërthyer shqiptarët brenda pak javësh.
I ftuar në emisionin “Ditë e Re”, piloti Xhaja shprehet se Big Brother-in do ta fitojë aktorja Olta Gixhari. Ndërsa tha se dhe vetë produksioni është kundër Luizit,
pasi këtë e kishte nuhatur në momentin kur iu ndalua të dërgonte më dronë në shtëpinë e momentit. Po ashtu, ai tha se në episodin e së shtunës duhej të dilte nga shtëpia, Kiara dhe jo Efi.SHIH VIDEON
Nderkohe në një rrëfim ndryshe aktori Ervis Saliasi nuk hezitoi të tregonte përshtypjet dhe përjetimet e tij nga bashkëpunimet që ai ka pasur me shumë prej artistëve dhe njerëzve të ekranit shqiptar, si: Kiara Tito, Venera Lumani, Lind Islami, Anxhela Peristeri, Marjona Metohut, Maya., etj.
“Bashkëpunimi me Marjonën është bërë virale e para, edhe pse ka nisur që me Mariza Ikonomin pak më parpara kësaj. Por me Marjonën youtubi paki atë kapërcimin e madh. Pati goxha klikime për një kohë shumë të shkurtër.
Pastaj me Kiara Titon kam publikuar diçka të shkurtër në Tik Tok, ku ajo shfaqet duke refuzuar një mashkull, por sa e shpërndava këtë ajo pati puthjen me Luizin, kështu që më doli jashtë parashikimeve”, u shpreh ndër të tjera aktori Ervis Saliasi.