<
Banorja më e komentuara e momentit, Kiara Tito ka pranuar mbrëmjen e sotme se brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 2 ka gjetur dashurinë e jetës, duke iu referuar Luiz Ejllit.
“Jam e lumtur që kam gjetur dashurinë e jetës këtu brenda”– tha Kiara, teksa shikonte ne sy Luizin. Moderatorja e ka pranuar këtë gjë, në prezencë të të gjithë banorëve po ashtu edhe shikuesve, teksa ishin duke zhvilluar “Cabaret Show”, shkruan InfoKosova.
Kujtojmë se ishte dasma e inskenuar në shtëpi që bëri që dyshja të afrohen akoma më shumë, sidomos pas puthjes që i dhanë njëri-tjetrit kur u “kurorëzuan” duke treguar fillimin e lidhjes së tyre. E pas kësaj deklarate të thënë nga vetë Kiara, i mërzitur u shfaq ish i dashuri i saj Butrint Imeri. Ai ka publikuar një story në instagram, teksa shihet “pa pik” disponimi.
Ndryshe banorët janë thirrur të gjithë një nga një nga Dea Mishel për të lënë një shënim në telajon që ishte në dhomën e ndenjes, ka qenë Luizi ai i cili ka pikturuar një zemër dhe inicialet e emrave të tyre L dhe K. Më pas çifti tashmë i konfirmuar kanë lënë të dy shenjat e duarve të tyre në fletë./InfoKosova/