














E ftuar sot në “Shqipëria live”, Tea u shpreh se nuk dëshiron që fitoren e BB ta marrë Olta, edhe pse brenda shtëpisë u duk sikur me të ishte më e afërt.
Tea u shpreh se nga sa ka parë jashtë fitoren e merr Luizi, por ajo vetë do të donte një femër.”Duke parë reagimin e publikut patjetër që mendoj se e fiton Luizi.
Unë kisha dëshirë ta fitonte një vajzë. Olta konsiderohet lojtare e fortë, por nuk dua ta fitojë ajo. Nuk kam pasur simpati për të”, tha Tea.
Brenda në “Big Brother VIP”, mes tyre nuk lindi diçka, por mund të ndodhë tani që janë jashtë. Po flasim për Enin dhe Tean. Gjatë qëndrimit të shkurtër të Enit në shtëpi u vu re afrimiteti i tij me Tean, të cilës i shprehu edhe pëlqimin. E pas daljes, ai deklaroi në intervista se do priste Tean jashtë që ajo të dilte dhe të njiheshin.
“Teas unë ia shpreha dhe aty brenda pëlqimin tim, vajzë inteligjente dhe sigurisht që dua ta njoh dhe jashtë. Uroj të dalë sa më vonë të jetë e mundur, sepse është një personazh që i duhet asaj shtëpie. Kemi vendosur që si fillim të takohemi, të njihemi dhe më pas të shohim sesi do ecin gjërat. Dashuri është shumë herët, por një pëlqim aktualisht është nga ana ime. Nëse do kishte një pëlqim nga ana e saj do ma shprehë kur të dalë.”- tha ai pak kohë më parë.
Por, a janë takuar tani që doli Tea? Kjo e fundit deklaroi në “Shqipëria live” se nuk janë takuar por ka pasur një komunikim mes tyre që e cilësoi “miqësor”.