
“Të dua shpirt”! Dhurata e “pazakontë” që Donaldi i bëri Borës për “Shën Valentin” (foto)















Donaldi mund të mos jetë treguar dhe aq romantik me dhuratën që mendoi t’i bënte Borës këtë “Shën Valentin”, por me siguri moderatorja ka qeshur shumë me veprimin e tij.Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, ai ka zbuluar dhuratën e menduar prej tij.
“Dhurata ime për këtë Shën Valentin ishin çorapet e mia. Ajo u surprizua shumë kur e mori vesh që dhurata ka qenë gjithë kohës në shtëpi, 2 sirtare larg. Të dua shpirt”, shkruan Donaldi me humor.
Bora Zemani ka publikuar së fundmi një video ku një vajzë shihet teksa ka marrë telefonin e shoqes së moderatores.Krah videos, Bora ka shpjeguar dhe se si ka ndodhur ngjarja. Moderatorja tregon se shoqes së saj i kishte rënë telefoni, teksa kishte hipur në makinë, ndërkohë vajza e cila shihet në video ja ka marrë dhe menjëherë është larguar.
Ka qenë shoqja e moderatores ajo e cila e ka ndjekur dhe e ka pyetur nëse ishte ajo e cila e ka marrë telefonin, por vajza i është përgjigjur me “jo”.
Ndërkohë, Bora paralajmëron vajzën se të shkojë të dorëzojë telefonin në polici, ose në të kundërtën do detyrohet që të publikojë në rrjetet e saj sociale edhe fytyrën e saj.
Bora Zemanin e ka kapur nostalgjia dhe ka publikuar së fundmi dy foto të realizuara në dhjetor kur prezantonte “Dancing with the stars”. Por ndjekësit kanë nisur me komente ku dyshojnë se ajo është shtatzënë.