“Luizi të vendoste me shpatulla pas murit”, Bledi tregohet i sinqertë: Të grushtonte si thes boksi

Duket se në debatet me Luizin, ka qenë “i dorëzuar” edhe gazetari Bledi Mane, i cili ka thënë në kuptim të figurshëm se këngëtari “të vinte me shpatulla mbas murit dhe të grũshtonte pa ndalesë”.

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Bledi Mane u shpreh se nuk ndërhynte në debatet kur Luizi bullizonte vazjat, pasi ishin vetë vajzat që nuk reagonin. Ai tha më tej se nëse do të tregohej i pamëshirshëm, degradimi do të shkonte edhe me kërcënime reale.

“Luizi kishte një veti që të vinte me shpatulla mbas murit dhe të grushtonte pa ndalesë edhe nëse arbitri i frynte bilbilit.

Unë kam qenë një nga njerëzit që nuk kërkoja që të ndërhyja në këto debate sepse gjatë kohës që Luizi bullizonte dhe vajzat, si rasti i Teas, u lemerisa kur i përmendi format, gjoksin, vithet dhe asnjëra nga femrat aty nuk reagoi.

Plani A ishte përçarja e bërthamës. Plani B ishte që unë do të tregohesha i pamëshirshëm me të katërt ata. Do ta filloja me Luizin,

i cili pa Kiarën do të bëhej mjaft agresiv dhe jam i sigurtë që ndoshta degradimi do të shkonte edhe me kërcënime reale dhe thashë që kjo lojë kaq e bukur 60 ditë, më mirë po e lë lojën këtu. Thashë më mirë të largohem sesa të agravoj lojën.” tha Bledi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *