Leonardo Da Vinci kaloi gjithë jetën duke u përpjekur të vizatonte bukurinë perfekte. Shkencëtare e matematikanë e kanë kërkuar atë prej shekujsh, ndërsa kirurgët kozmetikë sot kanë mbledhur pasuri të mëdha duke tentuar ta krijojnë bukurinë vetë.

Por 18 vjecarja britanik, Florence Colgate nuk ka nevojë për ta. Ajo është bekuar me fytyrën perfekte. Në fakt, sipas shkencës, Florence ka saktësisht tiparet dhe propocionet që e bëjnë atë vajzën më të bukur. Largësia mes syve, goja, balli dhe mollëzat janë në harmoni të plotë.

Bukuria e adoleshentes u zbulua krejt rastësisht pasi ajo zgjodhi të merrte pjesë në garën e vajzave më të bukura të Britanisë së Madhe. Kuptohet, bëhet fjalë vetëm për bukuritë natyrore, për ato vajza pra që nuk ka bërë asnjë ndërhyrje, ndërsa edhe foton e pjesëmarrjes duhet ta bënte pa grim.

Kjo bukuri e rrallë është shumë modeste; ajo punon 2 ditë në javë në një dyqan peshku por paskësaj padyshim do të tërheqe shumë më tepër vëmendje, ashtu sic e meriton.

 


me poshte hapeni videon me markkketingun për 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here