Nëse keni nostalgji për kohë, kur nuk duhej vendosur maskë për të dalë nga shtëpia, MSCHF e ka krijuar një aplikacion atraktiv.

Derisa bota jashtme mund të jetë e frikshme, Icon Rewind është një aplikacion që e bën tlefonin tuaj të këndshëm dhe mjaft të dashur, duke iu kujtuar kohën kur e keni pasur edhe iPhonin e parë, transmeton Telegrafi.

Mjafton ta hapni aplikacionin nga smartfoni dhe të bëni ndryshimin, por kjo është në dispozicion vetëm në Safari dhe nuk mundësohet për Chrome.

Ikonat e ndryshuara me Icon Rewind

“Nostalgjia është një ndjenjë shumë e fuqishme, ndërsa ikonat kanë përdorim të shpeshtë në baza ditore. Menduam se ky do ishte një rikthim i këndshëm”, ka thënë Daniel Greenberg, që është kreu strategjik i MSCHF.

Meqenëse atij vet i ka pëlqyer gjithmonë më shumë shenja e vjetër e Instagramit dhe Slack, vendosi që të punojë për rikthimin e të gjithë ikonave të vjetra.

Ky format, vetëm i zëvendëson ikonat në mënyrë sipërfaqësore, derisa aplikacionet mbesin të njëjtat, së bashku me përditësimet që iu janë bërë.

“Iu kujtohet kur fantazma e Snapchat kishte një fytyrë, ndërsa ne bënim Snaps derisa shëtisnim, më mungojnë këtë kohë të vjetra e të mira”, ka thënë Greenberg.

Nëpërmjet Icon Rewind, mund të aplikohet ikona e Musical.ly, që do t’ju hapë aplikacionin e ri TikTok. /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here