Dy peshkaqenë të bardhë janë filmuar duke u përleshur me njëri-tjetrin në mënyrë të frikshme.

Pamjet e rralla, të cilat të lënë pa fjalë, janë filmuar diku në ujërat e Australisë, dhe mbështesin raportimet e fundit se peshkaqenët kanë nisur të ushqehen brenda llojit.

Në videon e shpërndarë në rrjet, dy ‘bishat’ e detit mund të shihen duke u përleshur keq ndërsa njëri prej tyre përfundon pothuajse i ndarë në gjysmë.

Profesori Mark Meekan, nga Instituti Australia për Shkencën Detare, thotë se të gjithë peshkaqenët, përfshirë edhe ata të bardhët, janë kanibalë.

Ai tregon:

Nuk bëhet fjalë për një peshkaqen të veçantë që po sulmon të tjerët, apo një specie duke sulmuar një tjetër. Bëhet fjalë për peshkaqenë të ndryshëm që po sulmojnë njëri-tjetrin.”
Profesori Meekan beson se këto sulme janë në rritje për shkak të masave të përdorura për të mbajtur grabitqarët e uritur larg nga notarët.
Me posht keni 2 video klikojeni te dyat jane me pjese te
ndara 2 videot kan reklam por pritni pak deri te largohet…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here