ontana Brown kur ishte vetëm 2-vjeçe ishte diagnostifikuar me një lloj të rrallë të kancerit në inde.

Ajo ishte trajtuar në Qendrën e Kancerit të AFLAC-it në Atlanta, Gjeorgji, ku falë kimioterapisë ajo e mundi kancerin, Brown pati një fëmijëri të qetë e të lumtur deri në moshën 15-vjeçe kur përsëri iu kthye i njëjti problem. Përsëri u kthye në AFLAC për të marrë më shumë kimioterapi e përsëri e mundi kancerin.

Sot Montana Brown është 24-vjeçare, e punën e ka filluar si infermiere në po këtë spital ku është trajtuar dy herë.

Ajo beson se përvojat e saja të vështira e kanë bërë të fortë dhe sot i dhanë zemër të bëjë një punë që më herët dikush e ka bërë për të.

“Kurrë nuk mendova që në këtë moshë do të arrija ëndrrën time. Të punojë e shëndoshë në spitalin ku u trajtova si fëmijë e si adoleshente, por disa ëndrra me të vërtetë bëhen realitet”, ka thënë ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here