Në vorbullën e lajmit të bujshëm të lidhjes së Teas dhe Beartit, kanë nisur edhe disa akuza për lidhje të tjera brenda emisionit “Për’puthen”.

Ndërkohë që pritet të dalë në dritë e vërteta e marrëdhënies së Andit dhe Melisës (e vetmja që nuk ka reaguar nga vajzat e emisionit), dikush ka akuzuar Sindin për një romancë me Elvisin.

Lexo Edhe:

Publikohet një foto tjetër: Tea e Bearti të lumtur në krahë të njëri-tjetrit

Teksa i përgjigjej pyetjeve në InstaStory, Sindit i ka rënë në sy një ndjekës i cili i shkruante:

“Sind kanë qarkulluar lajmet që je në një lidhje me Locon? A është e vërtetë?”

Konkurrentja ka etiketuar Elvisin, ndërsa krahas fotos shkruan:

“A di gjë ti Loco? Se na bënë të lidhur këta”- duke lënë të kuptohet se s’ka asgjë mes tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here