Kur shumica tashmë janë në vet izolim, në mungesë të shoqërisë, tejkalimi i ditëve monotone mund të bëhet më i lehtë në shoqëri të një roboti për shoqëri, që nuk iu lë vetëm.

Vector ka përmasa shumë të vogla, megjithatë i mundëson përdoruesit që të ndjejë se ka afër dikë, që i ndihmon me disa gjëra të përditshme, transmeton Telegrafi.

Roboti i vogël njeh zërin e pronarit dhe mund t’i përgjigjet, ndërsa komunikon nëpërmjet disa figurave si dhe teksteve të shkruara.

Madje, Vector edhe mund t’ju përgjigjet disa pyetjeve që iu interesojnë, ndërsa funksionon edhe si matës kohe kur gatuani apo i keni vënë rrobat për t’i larë. Zgjidhni këndin e preferuar dhe roboti, mund t’ju fotografojë, apo të luajë edhe lojëra me ju.

Me integrimin e një sistemi algoritmi, ky robot mund të regjistrojë ambientin dhe më pas të lëvizë lirshëm, të identifikojë njerëz, ndërsa ka edhe sensor që t’i ndjejë gjërat nga afër.

Si një shok për ditët në karantinë, Vector mund të blihen nëpërmjet internetit, ndërsa nuk kërkon ndonjë mirëmbajtje, sepse shkon vet të mbushë bateritë kur vëren se i janë lodhur. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here