Dasmat marrin forma të ndryshme në ditët e sotme, duke filluar nga darka të vogla festive deri te ato të mëdha me 200 të ftuar.

Pavarësisht llojit të ceremonisë, disa tradita mbeten të njëjta, si për shembull kur dasmoret nuk duhet të vishen me të bardha për t’i mos i vjedhur vëmendjen nuses.

Por një nuse e ardhshme nga Britania, duket se po përballet me një nga situatat më të sikletshme të jetës së saj, pasi vjehrra planifikon të vishet me të bardha ditën e dasmës së djalit.

Në postimin e saj në rrjetin “Mumsnet”, nusja e ardhshme shpjegon se një veprim i tillë është ofendim për të dhe se nuk di si të veprojë.

Shumë prej komentuesve ranë dakort se është e papërshtatshme që vjehrra të vishet me të bardha në ditët e dasmës së djalit të saj, ndërkohë që të tjerë shkruanin se do ta “kapërcenin” këtë situatë për të mos shkaktuar zënka familjare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here