Kairo: Familja e një burri egjiptian, të cilin ata menduan se kishte vd ekur dhe ishte va rrosur, kanë mbetur të tr onditur, pasi ai duket se është “kthyer nga të vd ekurit”.

Mohamed El-Gammal, 40 vjeç, u gjet duke u endur në një nga va rrezat në fshatin Kafr Al-Hosar në rajonin Sharqiyah në veri të Kajros.

Katër muaj më parë familja e tij kishte zhvilluar një ceremoni mor tore për të, një fu neral, por gabimisht kishin va rrosur njeri tjetër.

El-Gammal, i cili kishte punuar si mësues dhe ishte i martuar me fëmijë, vu ante nga sëmundje mendore dhe shpesh zhd ukej deri në një muaj. Por në janar ai humbi dhe nuk u kthye më. Familja e tij vazhdonte ta kërkonte, derisa morën një telefonatë nga një i afërm i cili punonte në një spital lokal.

I afërmi u tha atyre se një ku fomë e paidentifikuar kishte mbërritur në spital dhe familja shkoi për të parë nëse ishte El-Gammal. Të gjithë besuan se ku foma ishte e tij veç njërës nga motrat e tij.

Raporti thoshte se një mostër e ADN-së ishte marrë nga trupi, por rezultati nuk u mor kurrë nga familja dhe fun erali ndodhi në 21 mars.

Katër muaj më vonë, El-Gammal i vërtetë u gjet i gja llë nga disa të rinj gjatë fundjavës dhe u dërgua në stacionin më të afërt të policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here