ftuar sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, Antigona tregoi historinë e vështirë të jetës së saj, ç’sakrifica ka bërë e ëma për ta rritur dhe largimin nga Shqipëria për një jetë më të mirë. Antigona ka lënë pas dy fëmijët, burrin dhe nënën për të punuar infermiere në Gjermani.

Nëna e saj është ajo që trishtohet më shumë për largimin e të bijës dhe Antigona e kishte thirrur sot për t’i treguar që do e marrë në Gjermani.

Zonja Zoje erdhi në emision së bashku me dy fëmijët e vajzës dhe u shpreh se ndonëse nuk i pëlqen të qëndrojë atje, vajza e ka bekimin e saj.

“Unë e di që ti nuk ishe dakort, nuk të pëlqente që unë do largohesha, por e kisha të domosdoshme. Të falenderoj për gjithçka që ke bërë për ne”, i tha Antigona nënës së saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here