Nanoleaf Canvac është muri interaktiv, që ndriçohet vetëm me një prekje dore, duke u ndezur në katrorë të shumtë.

Vetëm mjafton që shuplaka ta prekë katrorin dhe mund të kontrollohet drita që lëshon sipërfaqja artistike, transmeton Telegrafi.

Të interesuarit për Nanoleaf Canvas, mund të zgjedhin nga 16 milionë ngjyrat e ndryshme, që ofrohen për këto drita.

Sistemi vjen edhe me mundësinë e aftësisë së kapjes së tingujve, duke ia mundësuar që të aktivizohet varësisht nga ritmi i muzikës apo kur e dëgjon dikë duke folur.

Katrorët ndizen me Alexa dhe Google Play, derisa mund të shfrytëzohen në mënyre funksionale apo kreative.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here