




Një person (punëtor) ka rënë nga ndërtesa 40 katëshe në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e ndihmes mjekësore.
Për gjendjen e tij shëndetësore ende nuk ka informacione më në detaje.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci.
“Rreth orës 11:15 është raportuar për një person të rënë nga lartësia e një objekti.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”, ka thënë ai./Kosovarja/




