Recetë botox me niseshte: për lëkurë të butë dhe pa rrudha

Gjithmonë e më shumë, ne jemi në kërkim të maskave të bukurisë dhe kjo maskë është vërtetë një mrekulli.

Nëse doni të pastroni lëkurën të largoni papastërtitë, njollat dhe ti jepni asaj një shkëlqim të bardhë, ju rekomandojmë maskën me niseshte dhe limon.

Këshillohet që të filloni të bëni kujdes të veçantë për lëkurën tuaj nga mesi i të njëzetave. Për arsye se në këtë moshë fillon procesi i plakjes së lëkurës. Prodhimi i kolagjenit ka tendencë të ulet, qarkullimi i gjakut ngadalësohet dhe, për rrjedhojë, dermiti është më pak i oksigjenuar. Në 25 vjeç, mund të shfaqen rrudha të vogla, dhe lëkura juaj pëson një humbje të vëllimit dhe densitetit. Për lëkurën e lëmuar dhe të përsosur, parandalimi është pra shumë i rëndësishëm.

Është një maskë që realizohet lehtësisht, ndaj ua keshillojmë ta bëni sa më shpejt.

Përbërësit:

– 1 lugë gjelle niseshte

-1 lugë gjelle vaj argan 

-1 lugë gjelle kos të thjeshtë (për më shumë hidratim)

– 150 ml ujë të filtruar (për t’u holluar)

Përgatitja:

Për të filluar, vendosni niseshte në një enë dhe shtoni pak ujë. Ju duhet të merrni një përgatitje paste. Pjesën tjetër të ujit e vloni, atëherë hiqeni nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet. Pastaj shtoni vajin e arganit dhe kosin dhe përziejeni derisa të merrni një masë kremoze. Aplikoni maskën në të gjithë fytyrën tuaj duke përdorur lëvizje të butë rrethore. Lëreni për 15 minuta, pastaj pastroni fytyrën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here