Shkolla fillore “Iliria” në Prishtinë ka regjistruar sivjet disa raste të rra hjeve. Një i tillë është parë edhe sot ku protagoniste kanë qenë nxënëset.

Në një video shihen se si nxënëset janë përfshirë në një konflikt në oborrin e shkollës.

Për të evituar këtë konflikt shihet se ka ndërhyrë një person i rritur, ndërsa ngjarja shoqërohet me britma e tollovi.

Prindërit janë ankuar se ngjarje të tilla janë parë shpesh kohëve të fundit në këtë shkollë.

Në kushte anonimiteti, një prind ka thënë për Indeksonline se nuk ka ditë që skena të tilla ndodhin në shkollën fillore “Iliria” dhe që sipas tij askush s’po ndërmerrë asgjë për t’i parandaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here