Sa e dhimbshme…Ndërron jetë para se të lindte fëmija i saj, lamtumira prekëse e të shoqit

Dëshironte një fëmijë më shumë se çdo gjë tjetër, por nuk arrinte që të ngelej shtatzënë.

Shoqja e saj e ngushtë, u ofrua që të bëhej nënë surrogatë, duke mbajtur në bark vogëlushin e saj.

Por ajo sytë e foshnjës së sapoardhur në jetë nuk do i shikojë kurrë…

Bec, një 30-vjeçare nga Zelanda e Re, humbi jetën për shkak të fibrozës cistike, sëmundje e cila e kishte penguar të mbetej shtatzënë.

Shpresonte, se së paku do të mund të njihte dhe të rriste fëmijën e saj, të cilën shoqja e mbante në bark, por gjërat shkuan shumë ndryshe.

Shoqja e saj solli në jetë në 20 janar, vogëlushin Rixton James, i cili peshon 3 kilogramë dhe gëzon shëndet të plotë, por nëna e tij biologjike u nda nga jeta, 4 muaj, para se ai të vinte në jetë.

Bashkëshorti i saj Gareth Arena, është i tronditur nga gjithë sa ka ndodhur, por zotohet se do kujdeset për vogëlushin e tyre.

Ai ka bërë një postim prekës në Facebook ku shkruan:

“Do të jepja gjithçka që të shikoja Rixton në krahët e tua.

Kisha privilegjin të isha yt shoq, të ndaja me ty momente të mrekullueshme dhe të paharrueshme.

Në këtë ditë të premtoj se do e rrisim djalin tonë, në mënyrë që të të bëjë krenare.

Do ti flasë gjithmonë për gjithçka”.

.JU FTOJM TE SHT.YPNI VID.EON ME POS.HT per pamjet ekzlusive

.JU FTOJM TE SHT.YPNI VID.EON ME POS.HT per pamjet ekzlusive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *