1. Mos filloni të flisni derisa të keni vëmëndjen e fëmijës.
Lidhuni përpara se të flisni. Nuk mund të urdheroni nga dhoma tjetër dhe të prisni reagim. Shkoni afër. Uluni në nivelin e fëmijës dhe prekeni fëmijën lehtë. Prisni derisa ai të shikojë lart. Shikojeni në sy. Pastaj filloni të flisni. Nësë fëmija nuk shikon lart. Atëhere kërkojeni vëmëndjen duke thënë “ a mund të të bëj një pyetje?”.
2. Mos e përsërisni veten.
Nëse e keni thënë njëherë dicka dhe nuk keni marrë përgjigje, mos e përsërisni veten kot. Kthehuni tek hapi 1.
3. Përdorni më pak fjalë.
Shumë prej nesh e shpërbëjmë meshazhin dhe e shpërqendrojmë vemendjen e fëmijës me fjalë të tëpërta. Përdorni sa më pak fjalë.
4. Shikoni edhe nga pikëpamja e tij.
Imagjinoni sikur ju të jeni duke bërë një punë, dhe partneri juaj t’ju nderpriste. Si do të ndiheshit? Fëmija nuk ka për detyrë të ndajë të njejtat prioritete me ju. Ai thjesht duhet të kuptojë nevojat domosdoshme. As ju nuk keni për detyrë të ndani prioritetet e tij, por do të ju ndihmojë shumë të vini re se sa shumë ai do të vazhdojë punën qe po bën.
“I dashur, e di se është e vështirë të lësh lojën. Dhe dua të të them që….”
5. Angazhoni bashkëpunim.
Askush nuk dëshiron të degjojë kur dikush jep urdhëra. Mbani tonin e zërit të butë, dhe mundohuni të jepni mundësi zgjedhjeje, nëse ka.
“është koha për banjë biri im, a do të futesh tani apo pas 5 minutave?”.
Nëse ju duhet vërtetë që ta zbatojë kërkesën tuaj TANI, atëherë sërish mbani tonin e butë dhe thojini: “ Kishim rënë dakort për 5 minuta. Tani minutat mbaruan. A dëshiron të vijmë sërish neser?”
6. Ruajeni qetësinë.
Kur ne jemi të stresuar , fëmijët fillojnë luftë. Mos harxhoni kohë dhe energji duke iu kërkuar llogari pse nuk dolën shpejt, pse nuk ju dëgjuan që herën e parë kur iu kërkuat të bëheshin gati. Gjeni corapet, nbihmojeni te mbledhë cantën, dhe kur të jeni në makinë, mund ti angazhoni me sugjerimin e menyrave te reja se si mund të dilni sa më shpejt nga shtëpia.
7. Ndërtoni rutina.
shumica e komunikimit të prindërve është e përbërë nga ‘bezdisja’ e vazhdueshme. Normalisht, fëmijët nuk duan të dëgjojnë. Krijoni zakone, psh, cfare bëni përpara se të flini, ose përpara se të niseni për në shkollë. Nëse beni nje projekt me piktura per secilin veprim, do të jetë më e thjeshtë për fëmijët që të ndjekin rregullat, dhe detyra juaj do të limitohet vetëm tek rikujtimi “ a e bëre…?”.
8. Dëgjoni.
Nëse ju fiksoheni tek ekrani kur fëmija juaj flet, edhe ajo do të bëjë të njëjtën kur ju flisni. Nëse doni që fëmija t’ju dëgjoje, lëreni punën që po bëni dhe kthehuni nga ajo. Do t’ju marrë vetëm pak minuta. Bëjeni këtë kur ajo është një parashkollore, dhe në të ardhmen do të keni nje adoleshente qe akoma dëshiron të bashkebisedoni.
9. Kontrolloni mos ka probleme me të dëgjuarin.
Gati gjithmonë fëmijët nuk dëgjojnë sepse nuk na japin vemendjen. Por nëse fëmija juaj vazhdimisht duket sikur nuk i përpunon udhëzimet tuaja, ndoshta ajo ka nevojë për një kontroll të dëgjimit. Përvetësojini pikat e mësipërme, dhe nëse me fëmijën tuaj nuk funksionon, atëherë mendojeni një takim me pediatrin.
10. Zvogëlojeni listën e kërkesave tuaja, kërkoni vetëm cfarë është vërtetë e pa diskutueshme.
Nëse nuk dëshirni që cdo ndërveprim me fëmijën tuaj të jetë një urdhër, zmadhojini castet e bukura, të dashura, dhe zvogëlojini kërkesat/ urdhërat.
Psikologe, Laura Markham

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here