Këtë të diel në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të “E Diela Shqiptare” ishte një çift nga një fshat i Durrësit, të cilët prej vitesh jetojnë të ndarë për shkak të emigracionit.

Ardit Gjebrea u shpreh se shume nga problemet më të mëdha të Shqipërisë sot është emigracioni, por problemi është se si keto familjet shqiptare jetojne kur bashkëshortja qëndron këtu dhe rrit fëmijët ndersa burri është në emigracion.

Zonja Anila Bushi solli në emisionin “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin e saj Qemalin, pasi pretendonte se ai nuk plotesonte detyrimet familjare duke mos u kujdesur për qetësinë e saj dhe të tre djemve, ku më i madhi eshte 16-vjeç.

Problem për marrëdhënien në çift është bërë një tokë e blerë nga Qemali në vitin 1998 në Durrës, ku ka ndërtuar edhe një shtëpi. Por Anila pretendon se vëllai i Qemalit, nga ana e tij do gjysmen e shtëpisë së saj

Në këtë mes Qemali nuk e hedh poshtë vëllain, dhe se çështjen tha se do ta zgjidhë vetë në kuvendin familjar, por Sytkiu nga ana tjetër ka fituar gjyqin e shkallës së parë në rrethin gjyqësor të Durrësit. Anila akuzon Qemalin se vjen vetëm një muaj në vit, dhe të gjitha gjyqet i ka ndjekur ajo vetë.

Ja videoja e plote:
Me posht keni 2 video klikojeni kan reklam por pritni pak deri te largohet…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here