Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së mërkurës në qytetin e Gjirokastrës, ku një makinë e OSHEE-së ka rënë në lumin Drino dhe si pasojë hu.mbën jetën dy elektricistët, Selfo Kallfa, 52 vjeç dhe Ismet Isaraj, 64 vjeç.

Image result for Selfo Kallfa

Sipas informacioneve, mësohet se dy punonjësit e OSHEE-së në Gjirokastër ishin duke inspektuar këtë pjesë të Luginës së Drinos pas raportimeve për avari në linjat e përcjelljes së rrymës elektrike. Ata kanë dashur të kalojnë nga njëri kah i lumit në tjetrin, por prurjet e shumta të lumit, rrjedha e rrëmbyeshme dhe terreni aspak i përshtatshëm kanë qenë faktorë që kanë shkaktuar rrëshqitjen e makinës dhe përmb.ysjen e saj në lumë.

Dy elektricistët nuk kanë mundur dot të dalin nga uji, ndërsa trupat e tyre janë nxjerrë pas shumë orësh kërkime. Gazeta “Panorama” ka mundur të zbardhë detaje të ngjarjes së rëndë.

Burime nga OSHEE Gjirokastër, bënë të ditur se dy elektricistët janë nisur për një manovrim në fushën përballë Lazaratit, pas konstatimeve për avari në fshatin “Asim Zeneli”. Misioni i tyre ka nisur prej orës 23:00 të mbrëmjes së të martës së datës 16 shkurt. Elektricistët kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me kolegët dhe drejtuesit e tyre. Pas ndërprerjes së komunikimit mes tyre dhe qendrës janë njoftuar menjëherë forcat e rendit dhe më pas forcat e specializuara për kërkime nën ujë.

Sipas burimeve, dy elektricistët kanë tentuar të kalojnë nëpërmjet një rruge të shkurtër, që kalon përmes lumit Drino. Një brez betoni i quajtur nga vendasit “Gr opa e tan keve”, i ndërtuar para viteve 1990 dhe i shfrytëzuar nga reparti i ta nkeve që ndodhet në fshatin “Arshi Lengo”, përballë Lazaratit, përdoret gjerësisht nga punonjësit e OSHEE-së, apo banorë të zonës për kalimin e lumit. Ky brez betoni i zhytur tërësisht në ujë në lumin Drino, bëhet i rrez ikshëm në rastet kur lumi shënon prurje të shumta si këto të ditëve të fundit. D

uket se të dy elektricistët nuk e kanë parashikuar me saktësi situatën, edhe për shkak të errë sirës. Rrjedha e fortë e lumit ka shkaktuar rrëshqitjen e automjetit që drejtohej nga 52-vjeçari Selfo Kallfa, ndërkohë që dy elektricistët nuk kanë mundur dot të dalin për shkak të thellësisë. Ata kanë te ntuar të thyejnë xhamin e përparmë të automjetit, por pa pasur rezultat.

Image result for Selfo Kallfa

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here