Vajza e ministrit shqiptar nuk pyet më, del hapur me të dashurin aktor/ Ja çfarë publikojnë nga dushi

Lidhja e aktorit Romeo Veshaj me vajzën e ministrit Niko Peleshi, Aleksian po bëhet çdo ditë e më e konsoliduar.

 

Siç është tashmë e ditur çifti ka vendosur të bashkëjetojnë e prej andej Aleksia nuk ka nguruar të zbulojë publikisht disa detaje nga jeta e tyre private.

Romeo ka publikuar një video me humorin që e karakterizon nga kabina e dushit ku shkruan: Kur të bie dera e banjës. Një koment po me kaq humor nuk ka munguar as nga e dashura e tij e cila shkruan: Ku e degjon ti derën, ti në dush je duke bërë opera.

Kujtojmë se kjo lidhje erdhi menjëherë pas ndarjes së aktorit me këngëtaren Jonida Maliqi.

Kjo e fundit foli publikisht për ndarjen duke deklaruar se çdo gjë është bërë miqësore dhe me konsensus dhe gjithashtu i uroi jetë të lumtur çiftit edhe pse kjo e fundit tingëlloi ironike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *