Dëshmitë e motrës dhe xhaxhait të Albertit në polici: E gjithë familja ishim në hall prej tij

Pas privimit nga jeta të Albert Krasniqit, për të cilën dyshohet babai i tij, Skender Krasniqi, Gazeta Sinjali sjell ekskluzivisht detaje të reja, të siguruara nga burimet.

Gazeta Sinjali ka mësuar edhe dëshmitë e anëtarëve të familjes Krasniqi, përfshirë motrën e viktimës Albert Krasniqi, si dhe xhaxhain e tij, që të dy emra të njohur për redaksinë.

Në vendin ku ndodhi e gjithë ngjarja, në Prishtinë, Policia më të arritur në vendin e ngjarjes, ka biseduar me motrën e viktimës, e cila tashmë kishte arritur aty.

Nga raporti i zyrtarëve policorë, të cilin e ka siguruar Sinjali, zbulohet se motra e viktimës ka deklaruar se e tërë familja ishte në hall me 34-vjeçarin.

Madje, deklarata e saj vë në pikëpyetje pohimin e avokatit të Skender Krasniqit, se gjoja klienti i tij e kaprivuar nga jeta të birin në mënyrë aksidentale.

“Ne jemi lodhur nga ai, sepse është duke na maltretuar krejt familjen, në përgjithësi.

Dikush nga ne duhej të bëhej kurban për të na shpëtuar.

Dhe qe, e mori babën në qafë”.

Kështu është deklaruar para zyrtarëve policorë motra e Albert Krasniqit, sipas raportit.

Një deklaratë tjetër, që vë në pah telashet brenda familjes Krasniqi, ua ka dhënë në vendin e ngjarjes Policisë edhe xhaxhai i viktimës.

“Unë kam ikur një javë në Shqipëri prej tij, sepse nuk na ka lënë të qetë që një kohë të gjatë.

Ai ka qenë duke përdorur dro… me të madhe, sa që nuk na ka njohur asnjërin si familje të tij”, ka thënë xhaxhai i Albert Krasniqit, sipas raportit.

Xhaxhai i viktimës ka deklaruar gjithashtu se Albert Krasniqi ka qenë i dh.unshëm me tërë familjen.

Njëjtë sikurse xhaxhai, edhe motra e viktimës u ka thënë zyrtarëve policorë se vëllai i saj kishte qenë problematik, dhe përdorues i dro…

Ajo po ashtu ka deklaruar se Albert Krasniqi çdo herë i kishte shkaktuar probleme familjes.

Por, ndryshe nga motra dhe xhaxhai i Albert Krasniqit, avokati mbrojtës i Skender Krasniqit, i cili ka pranuar ta ketë privuar të birin e tij, është munduar të minimizojë problemet në familjen Krasniqi, duke hedhur poshtë mundësinë se e gjithë kjo ka ndodh me paramendim./kosovarja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *