Jashtezakonisht e trishte…“Elefanti më i vetmuar në botë” lirohet nga kopshti zoologji (VIDEO)k pas 30 vjetësh

Një elefant që jetonte prej më shumë se 30 vitesh në një rrethim të vogël në kopshtin zoologjik të Pakistanit është lejuar më në fund të rinisë jetën e tij i lirë.

Grupi i bamirësisë së kafshëve që ndihmoi në lirimin e Kaavan, thotë se liria e tij është diçka për të festuar nga aktivistët e të gjithë botës.

Kaavan kishte qenë në kopshtin zoologjik të kryeqytetit pakistanez Islamabad, prej rreth 35 vjetësh, tha Martin Bauer zëdhënësi i grupit të bamirësisë ‘Four Paws’, duke shtuar se krijesës mbipeshë i është dhënë leja e udhëtimit, me shumë gjasa drejt Kamboxhia ku ai pritet të gjejë shoqëri dhe kushte më të mira.

Në maj gjykata e Pakistanit urdhëroi kopshtin zoologjik të Marghazar të mbyllet prej kushteve të rënda dhe neglizhenës ndaj kafshëve.

Shpëtimi i kafshës solli dhe vëmendjen e këngëtares amerikane Cher, e cila loboi për transferimin.

Bauer shtoi: “Kontrollet mjekësopre konfirmuan se Kaavan është mjaftueshëm i fuqishëm për të udhëtuar drejt rezervatit në Kamboxhia. Por rekuperimi i tij është një proces i gjatë pasi përvec plagëve fizike janë dhe ato psikologjike siç është vetmia dhe më pas humbja e partneres.”

strong>Me posht keni 2 video klikojeni te dyat jane me pjese
te ndara 2 videot kan reklam por pritni pak deri te largohet…</strong>