Kishin enderr te behshin prind…Historia e çiftit shqiptar që u bënë prindër shumë të mëdhenj në moshë, djali i tyre është 4 vjeç kurse ata 78 dhe 58 vjeç

.JU FTOJM TE SHT.YPNI VID.EON ME POS.HT per pamjet ekzlusive

.JU FTOJM TE SHT.YPNI VID.EON ME POS.HT per pamjet ekzlusive

Franko dhe Marjana, janë përkatësisht 78 dhe 58 vjeç dhe janë prindër të një djali 4-vjeçar, të quajtur Enderson. Në moshën 54-vjeçare, Marjana mësoi se ishte shtatzënë dhe dëgjoi për herë të parë të rrahurat e zemrës së të birit.

Historia e dashurisë së çiftit dhe ardhja e papritur e Endrit në jetën e tyre, nga një shtatzëni natyrale dhe e pazakontë për moshën e tyre, është rrëfyer nga vetë Marjana dhe Franko në emisionin ABC-ja e Mëngjesit.

“Mos pafsha femër pa u bërë nënë se është gjëja më e shtrenjtë. Kam bërë mure, shtëpi, s’ka vlerë asgjë. Para Endrit asgjë në botë s’ka vlerë”, shprehet Marjana, duke treguar më tej se ndodh shpesh në rrugë që t’i ngatërrojnë për gjyshërit e Endersonit. “Shumë njerëz na thonë nipi, [fëmija] i vajzës apo djalit. Jo! S’e kemi fshehur kur rë!”

Franko dhe Marjana kanë një histori dashurie të trishtë, por me fund të lumtur. Ata u njohën në punë e ndonëse me 20 vite diferencë nga njëri-tjetri, ndjenjat nuk mund t’i komandonin. Franko për rrethana të jetës u martua dhe krijoi familjen e tij, por edhe pse kaluan vite zemra e ktheu përsëri në dashurinë e tij të vjetër.

“Reagimi nëpër shokë nuk ishte i mirë, por s’më ka bërë përshtypje. Për familjen më ka ardhur keq. Për gruan… se ishte një nënë e mirë e kalamajve, por jeta paska të vetat”, rrëfen Franko.

Pas ndarjes së Frankos dhe ribashkimit të çiftit, të dy emigruan drejt Italisë dhe fëmijët e Frankos ishin për Marjanën njëjtë sikur t’i kishte fëmijët e saj. Por erdhi një moment në jetë që instikti i mëmësisë u rebelua brenda saj…

“Ishim një ditë duke parë televizor. Ishin dy artiste që kishin lindur njëra në moshën 54, 56-vjeçare dhe mua më ranë lot… Më sheh Franko në sy e më tha se s’ke thënë kurrë që doje një fëmijë.”, tregon Marjana.

Por, për Frankon jeta nuk kishte ardhur aspak e lehtë dhe për të ishte e vështirë të vendoste.

“Unë jam babai i 4 fëmijëve, 3 djem e 1 vajzë. Vajza nuk rron… Në kohë të afërt ndërroi jetë edhe nusja e djalit 22 vjeç, nga korenti… dhimbje e madhe, s’e kisha kollaj të vendos për fëmijë tjetër… Por Marjana ishte e parealizuar pa një femijë. Ishte dëshirë e madhe e imja. Me realizimin e këtij fëmije ne nuk kemi më problem në jetë. Ky më ka rinuar edhe mua, është një fëmijë që e dua shumë.”

Rrugëtimi nga lajmi i shtatzënise e deri në lindjen e Endersonit nuk ishte aspak i lehtë për dy prindërit ‘e rinj’. Shtatzënia për Marjanën ishte e mbarë, por kontrollet nga shteti italian ishin të shumta, kjo për shkak të moshës së çiftit që po sillte në jetë një fëmijë.

“Për moshën që kishim na u vu pas asistenca sociale. I merrnin firmat Frankos. Pas 3-4 herësh nuk kanë ardhur më, sepse kanë parë përkushtimin tonë”, rrëfen nëna e Endersonit.

Muajt kaluan shpejt dhe Endersoni erdhi në jetë per të marrë dashuri pa kushte nga dy prindër që mezi prisnin të njihnin fytyrën e tij. Prej moshës që ka, babi Franko e di se Endersoni do të rritet i shëndetshëm e i sigurt pranë nënës së tij. “Unë s’kam asnjë ëndërr se unë e lë shpejt. Por nuk është peng i imi, sepse kam besim te Marjana. Është edhe nënë, edhe babë.”

“I sugjeroj çdo lloj femre që dëshiron të bëhët nënë, asnjëherë nuk është vonë… “ -e mbyll Marjana.

.JU FTOJM TE SHT.YPNI VID.EON ME POS.HT per pamjet ekzlusive

.JU FTOJM TE SHT.YPNI VID.EON ME POS.HT per pamjet ekzlusive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *