Një nënë e bardhë lind 3 fëmijë me ngjyrë. Pastaj babai shikon nga afër dhe shpërthen në lot

Shumë njerëz mbajnë mendime të ngushta dhe tepër të thjeshta rreth asaj se si duhet të jetë “një familje”.

Aaron dhe Rachel Halbert, janë burrë dhe grua nga SHBA, të cilët në periudha të ndryshme kohore ofrojnë shërbime humanitare në mision në Honduras, shkruan ShkodraNews. Për fat të keq, ky çift ka njohur nga afër shumë paragjykime, pavarësisht respektit që meritojnë për disa vendime të guximshme që kanë bërë gjatë viteve të fundit.

Halbert fillimisht birësoi dy fëmijë dhe më pas vendosi të shkojë një hap më tej kur ata u bënë të vetëdijshëm për mundësinë e adoptimit të embrioneve.

Në Shtetet e Bashkuara, si në Spanjë dhe në vende të tjera, ekziston mundësia e dhurimit të embrioneve për ata që nuk mund të bëjën fëmijë.

Aaron-i dhe Rachel-a ishin të vendosur të ofronin një shtëpi për shumë fëmijë të tjerë të cilët përndryshe nuk do të kishin një familje dhe në këtë rast as një jetë, kështu që ata zgjodhën të ndiqnin këtë rrugë.

Çifti kishte ëndërruar shumë për të pasur fëmijë, por Rachel-a nuk mund të mbetej shtatzënë dhe kështu vendosi të adoptojë një djalë dhe një vajzë.

ShkodraNews shkruan: Halbert-i ishte i vetëdijshëm për faktin se një fëmijë me lëkurë të bardhë do të kishte më shumë shanse për t’u adoptuar sesa një fëmijë me ngjyrë; ata e dinin shumë mirë se vendimi i tyre do të provokonte reagime shumë të forta mes njerëzve, por ata nuk ndryshuan mendjen dhe birësuan dy foshnje me ngjyrë.

“Ne e dinim shumë mirë se, sidomos këtu në jug (Shtetet e Bashkuara), një çift i bardhë me fëmijë që nuk janë të bardhë do të kishte tërhequr shumë shenja dhe reagime të ndryshme nga njerëzit. Gjithmonë do të kishte një grua të moshuar nga Walmart-I, e cila do të na kishte vështruar me neveri ose një nënë afrikano-amerikane, e cila do të na kishte gulur sytë”, tha Aaron-i për “Washington Post”.

Përkundër gjithçkaje, Aaron dhe Rachel ishin shumë të kënaqur me familjen e tyre të vogël.

Megjithatë, kur zbuluan se ekzistonte një mundësi e adoptimit të embrioneve, ata vendosën të provonin. Gjatë një prej bisedimeve në klinikë, çifti u pyet se çfarë etnie ata i donin fëmijët e tyre në të ardhmen dhe të dy thanë se kishin dëshirë që fëmijët e rinj të ndihen të lidhur me vëllezërit e motrat më të mëdha. Pra të kenë të njëjtën ngjyrë me ta.

Ekipi i ekspertëve u pajtua me mendimin e Halbert-it dhe, për këtë arsye, mbështeti vendimin për të zgjedhur embrionet afriko-amerikane.

Dy embrione afrikano-amerikane u futën brenda trupit të Rachel-ës, të cilët ishin ngrirë për më shumë se 15 vjet. Pas disa kohësh, momenti i shumëpritur erdhi, gruaja ishte në të vërtetë shtatzënë. Ata shkuan në një spital lokal në Honduras dhe këtu ata morën një surprizë të madhe.

“Filluam t’i tregojmë gjithçka mjekut duke u përpjekur të na kuptojë me spanjishtin tonë të keqe dhe na kërkoi disa herë nëse ishim të sigurtë se embrionet e implantuara ishin vetëm dy. Ne u përgjigjën se ishim të sigurt se ishin vetëm dy”, thotë Aaron-i.

Çifti zbuloi me befasi se një nga embrionet ishte ndarë në mitrën e Rachel-ës. Tani, jo vetëm që ata konfirmuan se gruaja ishte shtatzënë, por ata ishin duke pritur për tre binjakë.

ShkodraNews shkruan : Gjatë lindjes nuk pati probleme dhe Aaron dhe Rachel, më në fund, ishin prindërit e 5 fëmijëve të bukur.

“Ne po jetojmë ëndrrën tone”, thotë burri.

Ata janë thjesht të adhurueshëm.

Dashuria për një fëmijë nuk ka të bëjë fare me ADN-në, gjakun apo ngjyrën e lëkurës!

Çfarë mendoni për këtë familje të mrekullueshme? Lini një koment dhe mos harroni të ndani këtë histori të bukur dashurie me miqtë tuaj në Facebook!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *