PAS ‘ZHURMËS’ QË SHKAKTUAN IMAZHET E SAJ, TEAS I NDODH KJO E PAPRITUR NË INSTAGRAM

Tea dhe Andi para pak ditësh njoftuan se po largohen nga ‘Përputhen’ për të vazhduar njohjen larg kamerave.

Ata deklaruan se tashmë janë të ‘përputhur’ dhe rrugës për t’u bërë çift, por veprimi i fundit flet shumë.

Në rrjete sociale janë publikuar fotografi të Teas, ku shfaqet në momente intime bashkë me ish-konkurrentin e ‘Përputhen’, Beart Rexhepin.

Pas tërë kësaj zhurmë së bërë një e pa pritur ndodhi në Instagramin  e Teas, ku ajo ka fituar rreth 20 mijë ndjekës brenda disa orësh.

Duket se skandali i mbrëmshëm nuk i ka ndikuar aspak keq Teas në rrjete sociale siq pritej që ajo të humbiste mijëra ndjekës, por në të kundërtën ajo po vazhdon të grumbullojë ende më shumë.

Tea dhe Blearti duket se nuk e kanë më problem të shihen së bashku sepse së fundi ata u panë teksa po dilnin nga një kafene, të dy krah për krah me njëri-tjetrin.

Tea deri tani nuk ka folur lidhur me këtë çështje, por ishte Bearti ai i cili foli edhe në emër të saj, duke konfirmuar lidhjen.

Në anën tjetër, Andi tha se janë detyruar të dalin si çift në program, sipas një kontrate që kishin bërë me produksionin. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *