Policia e Kosovës i lë në baltë gazetarët në Veri – policia tërhiqet, serbet i sulmojnë

Gazetarët dhe kameramanët që po raportojnë për ngjarjet e fundit në Veri të Mitrovicës, janë sulmuar nga serbët atje. Policia e Kosovës nuk gjendet në vendin e ngjarjes për t’iu dalë në ndihmë.

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka deklaruar se Policia e Kosovës i ka lënë në lloç gazetarët në veri, të cilët janë sulmuar nga protestuesit atje.

Kusari ka shkruar në Facebook se shteti i ka braktisur gazetarët në momentet kur kanë nevojë për mbrojtje.

“Policia i ka lënë gazetarët n’lloç, shteti i ka braktisë pikërisht në këto momente kur kanë nevojë për mbrojtje. TURP”, ka shkruar Kusari.

Sapo Ndodhi:

Sipas Policisë, qytetarët atje janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore.

“Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Përderisa në të gjitha rajonet tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme, në Mitrovicë Veri grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve doganorë dhe policorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e Policisë.

.JU FTOJM TE SHT.YPNI VID.EON ME POS.HT per pamjet ekzlusive

.JU FTOJM TE SHT.YPNI VID.EON ME POS.HT per pamjet ekzlusive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *