pse të gjithë janë kundër modeles së Guccit, ka bukurin apo ska ?

Armine Harutyunyan lindi në 1997, në kryeqytetin e Armenisë dhe nuk e kishte menduar kurrë që do të bëhej modele.

Ajo dëshironte të ecte në hapat e gjyshit të saj, një piktor i njohur.

Nisur nga kjo ajo nisi studimet për Graphic Design në Yerevan State Institute of Fine Arts and Theatre.

Në 2019 erdhën ndryshimet e papritura në jetën e saj, ku gjatë një udhëtimi në Berlin u pa nga një kërkues talentesh dhe pak muaj më vonë mori një telefonatë nga shtëpia e modës Gucci.

Gucci ishte shumë entuziast dhe e kërkoi me patjetër Arminë që të modelonte për koleksionin pranverë verë 2020.

Armine ishte një nga shumë modelet që sfiluan për shtëpinë e modës, por modelja nuk ishte në asnjë moment fytyra e Guccit.

Përse Armine s’ është fytyra e re e Guccit?

Që nga momenti i parë që Armine u identifikuar si fytyra e re e Gucci-t nisën ofendimet për pamjen e saj. Shumë të tjerë njollosën emrin e Gucci pasi panë pamjen e modeles, duke nënvizuar se kjo ishte vetëm një mënyrë nga ana e kompanisë së modës për të bërë marketing dhe për të tërhequr vëmendjen e njerëzve me pamjen e vajzës.

Theksohet qe per momentin modelja nuk ka kontrat me Guccin, aq më pak të jetë imazhi i shtëpisë së modës.

Që prej 2015 kur Alessandro Michele u bë drejtor krijues, ka sjellë një tjetër pamje sens të bukurisë për Guccin. Armine s’ është jashtë normalitetit të shtëpisë së modës Gucci, sepse vitin e kaluar kanë pasur një modele me probleme me dhëmbët.

Arminë thjeshtë tërhoqi më shumë vëmendje, por në fund të ditës kush e vendos nëse është e bukur ose jo, nëse mund të jetë modele ose jo, dhe a ja vlen që të jetë fytyra e një shtëpie modele?

Me siguri këtë nuk e vendosin disa persona që jo vetëm që nuk kuptojnë nga industria e modës.

<strong>Me posht keni 2 video klikojeni te dyat jane me pjese
te ndara 2 videot kan reklam por pritni pak deri te largohet…</strong>

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *