Sindi e lidhur jashtë emisionit me Elvisin?

Konkurrentja e “Përputhen”, Sindi, ka zhvilluar së fundmi një mini intervistë me fansat në Instastory, ku u është përgjigjur disa pyetjeve.

Një prej tyre e ka pyetur Sindin nëse është e vërtetë që është e lidhur me Locon.

Ajo ka etiketuar Elvisin dhe ka shkruar:

“A di gjë ti Loco, se na bënë të lidhur këta?”.

“S’më kanë thënë gjë akoma.

Pres ta marr vesh nga portalet.

Ishallah s’më dalin fotot me Atdheun se na fikën”, i përgjigjet Elvisi me ironi.

Me këto reagime, dyshja kanë lënë të kuptohet se nuk janë bashkë./indeksonline

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *