Të burgosurit mund të iknin, por nuk e bënë këtë – e ndihmuan rojën që kishte pësuar sulm në zemër (Foto/Video)

amjet e pabesueshme tregojnë një grup të burgosurish që dalin nga qelia e tyre – për të ndihmuar një roje që kishte një atak në zemër.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Gary Grimm, i cili tha se ai nuk do të kishte mbijetuar nëse grupi i të burgosurve nuk do të dilnin nga qelia dhe të bënin thirrje për ndihmë.

Bëhet e ditur se në momentin e incidentit, ai po i ruante të burgosurit në një gjykatë të Teksasit, kur papritur u rrëzua dhe të burgosurit e kuptuan se ishte i pavetëdijshëm.

Pamjet e sigurimit të shpëtimit janë shpërndarë me të madhe në mediat sociale, dhe z. Grimm ka shprehur mirënjohjen e tij për burrat që i lënë mënjanë dallimet e tyre për të ndihmuar.

“Në vend që të më parakalonin dhe të merrnin armën time, duke më vrarë ose duke më marrë peng dhe duke ikur, ata më shikuan si një qenie njerëzore”, ka thënë 52-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *