Tërmeti në Turqi: Konfirmohen dy viktima me origjinë nga Kosova – flet ambasadori Ilir Dugolli

Nga tërmeti shkatërrues i cili goditi brigjet turke në veri të ishujve grek Samos, kanë pësuar edhe dy viktima me origjinë nga Kosova.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin ambasadori i Kosovës në Turqi, Ilir Dugolli.

“Deri më tani kemi dy viktima me origjinë nga Kosova. Pra, nuk bëhet fjalë për shtetas kosovarë, por vetëm me origjinë nga Kosova. Jemi në kontakt edhe me shumë shtetas të tjerë kosovarë por deri më tani, informacione kemi vetëm për këto dy viktima me origjinë nga Kosova”, deklaroi Dugolli.

Dugolli tha se për momentin nuk mund të flitet për emra, për shkak se informacionet ende janë jo-zyrtare.


Ambasada e Kosovës në Turqi publikon numrat ku shtetasit kosovarë mund të lajmërohen, pas tërmetit
“Nuk mund të flas me emra, nuk mund të zbulojë identitetin e tyre për shkak se informacionet janë jo-zyrtare dhe duhet të kemi mirëkuptim edhe për familjet dhe të afërmit e tyre”, u shpreh Dugolli.

Ambasadori Dugolli theksoi se janë duke përcjellë situatën, ndërsa janë në kontakt edhe me shumë shtetas kosovarë.

 

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë të ditur të shtunën se ende nuk kanë të dhëna për ndonjë bashkëkombës që mund të jetë prekur nga tërmeti në Izmir të Turqisë.

Shefja e diplomacisë kosovare, përmes një postimi në Twitter, thotë se identiteti i viktimave ende nuk është konfirmuar. Haradinaj-Stublla bën të ditur se ka komunikime të vazhdueshme me ambasadën e Kosovës në Ankara.

“Deri tani, nga komunikimet e vazhdueshme të Ambasadës sonë @KosovoInAnkara nuk kemi të dhëna për ndonjë bashkëkombës tonin që mund të jetë prekur nga fatkeqësia e sotme në Izmir, ndonëse identiteti i viktimave ende nuk është konfimuar! @IlirDugolli”, tha shkruar Haradinaj-Stublla në Twitter.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet turke në veri të ishujve grek Samos të premten në mesditë.

Fuqia shkatërruese e tërmetit ishte 7.0 magnitudë, rreth 17 kilometra në brigjet e pjesës perëndimore të provincës së Izmirit, dhe u ndjerë në Athinë dhe Stamboll, ka bërë të ditur Instituti amerikan i Gjeologjisë, transmeton Telegrafi.

Imazhet e shkrepura në qytetin turk Izmir, shfaqin ndërtesat e shembura.

Kujtojmë që një tërmet i fuqishëm që kishte goditur Izmirin në vitin 1999, kishte mbytur afro 17 mijë persona. E tërmeti i sotëm raportohet se është ndjerë deri në ishullin grek Kreta.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara ka shprehur ngushëllime për dy viktimat të cilat bëhet e ditur se janë nga familja Doğrayan në Izmir që kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit.

“Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se dy persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e termetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të Republikës së Kosovës të vdekur. Ne i shprehim ngushllimet tona familjes Doğrayan dhe të gjithë familjeve dhe të afërmve tjerë të prekur nga kjo tragjedi, dhe iu urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”, thuhet në postimin e ambasadës. /Telegrafi/
Me posht keni 2 video klikojeni te dyat jane me pjese te ndara 2 videot kan rekkk lam por pritni pak deri te largohet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *