Theret me thikë një nxënës në Podujevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Podujevës, kjo për shkak të një përleshje që ka ndodhur mes dy nxënësve në shkollën e mesme ekonomike “Isa Boletini”.

Sipas policisë kjo ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje një nxënës ka therur me thikë një nxënës tjetër.

“Raportohet se në hyrje të shkollës, i dyshuari mashkull kosovar (nxënës), pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar (nxënës). Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë. I dyshuari gjendet në arrati.” , thuhet në raportin e policisë.

E më pas viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *