(Video) Jo vetëm Anxhela Peristeri, në Eurovizion këndon edhe një tjetër shqiptar, a mundet të fitojë

Përderisa përfaqësuesja e Shqipërisë për Eurosong 2021, Anxhela Peristeri arriti që me performancën e saj të radhitet në finalen e madhe, nga ana tjetër edhe Zvicra po përfaqësohet nga një shqiptar i cili ka tërhequr vëmendje të madhe me këngën dhe prezantimin i tij.

Gjon Muharremaj, emri artistik i të cilit është Gjonis’tears, është djaloshi 22 vjeçar me prejardhje shqiptare me prindër nga Kosova dhe Shqipëria të cilët jetojnë në Zvicër dhe që njëherësh e përfaqëson të njëjtin shtet në Eurovisionin e këtij viti, me këngën ‘Tout l’Univers’.

Fuqia e interpretimit dhe zëri shumë melodik i tij në këtë numër të Eurosongut ka ngritur në këmbë publikun, teksa nuk është anashkaluar mbështetja për të edhe nëpër rrjetet sociale, shkruan Klan Kosova.

Të fascinuar me perfomancën e tij kanë qenë edhe artistët shqiptarë siç është Aurela Gaçe e cila në profilin zyrtar të saj në Facebook ka postuar videon e këngëtarit duke ia bashkëngjitur edhe një status në të cilin thuhej se edhe ajo do ta votonte këngëtarin.

Me posht keni 2 video EKZLUZIVE klikojeni rekklamen por pritni pak deri te largohet…

”Atëherë, unë nga Shqipëria mund ta votoj një shtet tjetër dhe votoj shqiptar që jeton në Zvicër. Talent, talent, talent @gjons.tears, Nr. 16”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, nata e madhe filane e Eurovisionit do të mbahet sonte ku listës përveç Shqipërisë dhe Zvicrës, i shtohen edhe vendi pritës Hollanda dhe pesë shtetet e mëdha: Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Me posht keni 2 video EKZLUZIVE klikojeni rekklamen por pritni pak deri te largohet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *